Kompania jone

ECOBEST është një kompani Greke në rritje dinamike e themeluar për të përmbushur nevojat e klientëve të saj me një sistem ndërtimi inovativ, të besueshëm dhe ekonomik.

ECOBEST ofron ndërtime të larta me efikasitet ndaj energjisë, miqësore me mjedisin, që plotësojnë më së miri kërkesat specifike të klimës dhe tërmetit të Greqisë, që do të thotë se mund të adoptohet lehtësisht nga çdo vend tjetër.

Falë cilësisë dhe kostos së ulët të produkteve tona, ne po punojmë me sukses jo vetëm në Greqi dhe Qipro, por kemi filluar ndërtimet tona të para në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Vizioni yne


Vizioni ynë është të ndryshojmë rrënjësisht zhvillimet në sektorin e ndërtimit, në shumë vende të ndryshme të botës, me një propozim inovativ, të besueshëm dhe ekonomik.

ECOBEST është humë krenar për hulumtimin e kryer nën kujdesin e Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës dhe ka demonstruar vetitë unike anti-sizmike të sistemit tonë.

Me kërkime të vazhdueshme dhe punë të palodhur, kompania jonë krijon produkte të qëndrueshme me cilësi të lartë, të cilat kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e energjisë.


Misioni yne

Misioni ynë është të bëjmë realitet ëndrrat e klientëve tanë duke përmbushur të gjitha nevojat e tyre, gjithmonë duke u mbështetur në menaxhimin e plotë të cilësisë që ka ndërmarrja jonë.

Kjo është arsyeja pse ne kemi arritur të krijojmë një sistem të integruar prodhimi që tejkalon pritjet e tregut për cilësi, qëndrueshmëri, shpejtësi të instalimit, efikasitet të energjisë dhe respektim për mjedisin.

Kompania jonë është e njohur për profesionalizmin e saj dhe konsistencën me të cilën përmbush detyrimet e saj. Marrëdhëniet që ne ndërtojmë me klientët tanë janë marrëdhënie që zgjasin për sa kohë ndërtimet tona jane cilësore.